Transmetuar më 20-05-2021, 07:13

Një zjarr i madh ka rënë në Greqi në një pyll në Korinth, por që nuk ka arritur të vihet në kontroll nga zjarrfikësit dhe po përhapet në të gjithë zonën.

Mediat greke bëjnë me dije se zjarri ka nisur pasditën e djeshme. Flakët kanë marrë përmasa të mëdha dhe janë jashtë kontrollit, ndërsa autoritetet kanë nisur të evakuojnë qytetarët që ndodhen përreth në Schinos dhe Agia Sotira.

Gjithashtu mëngjesin e sotëm ka nisur evakuimi në Vamvakis dhe Mavrolimini.

Kryetari i Bashkisë së Megara, Grigoris Stamoulis, ka folur për mediat greke shumë i shqetësuar dhe friksuar.

Në videon e mëposhtme shihen flakët “gjigande” dhe shtëpiat që ndodhen aty pranë, e teksa në sfond dëgjohen zërat e qytetarëve të cilët të dëshpëruar bërtasin “bëni diçka ju lutem”.

Në vendin ku ka rënë zjarri ndodhen 8 aeroplanë, 2 helikopterë, 182 zjarrfikës me 7 grupe këmbësorësh dhe 62 automjete.

Zjarri ka djegur pyjet përreth Lutrakit në Korinth, ndërsa tymi dhe hiri kanë mbuluar pothuajse të gjithë zonën e Atikës.    /S.H /NOA.al