Transmetuar më 16-05-2021, 12:32

Moderatorja Floriana Garo nuk është shfaqur shpesh pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë fushatës zgjedhore ajo ka qenë zëdhënëse e PD-së dhe ka dalë në jo pak raste për të bërë deklarata politike. Por a do të jetë pjesë e PD-së dhe a do të qëndrojë në Shqipëri, pas humbjes?

“Unë vetë personalisht pata një zhgënjim shumë të madh, pasi nuk mendoja se ky do të ishte rezultati, mendoja se kishte ardhur koha për ndryshim. Njerëzit mendojnë se gjërat do dalin si i kemi planifikuar, por ja kjo nuk ndodh gjithmonë dhe duhet të përgatitemi dhe për këtë.

Ajo foli në një intervistë për ‘FitStation’, në Neës24, ku zbuloi se çfarë do të ndodhë me rrugëtimin e saj në politikë dhe qëndrimin në Shqipëri pas humbjes së PD-së.

“Zgjedhja e familjes tonë për t’u kthyer në Shqipëri ka qenë prej pandemisë, prej ndryshimit të botës. Por kemi menduar që fëmijët tanë të rriten këtu, të gëzojnë me kohën e mirë me natyrën, kur kushtet janë të mira, ata janë shumë të lumtur. Bota është bërë shumë e vogël dhe ne do shkojmë shpesh në Gjenevë për punë, por për momentin do qëndrojmë në Shqipëri”,-  u shpreh Garo.