Transmetuar më 15-05-2021, 12:04

Policia greke ka ofruar një mori shpërblimesh për krime të bujshme që kanë ndodhur gjatë dekadës së fundit në vend. Çdokush që jep informacion për gjetjen e autorëve do të shpërblehet nga 100 000 deri në 1 milion euro për disa krime të ndodhura atje.

Në listë është edhe vrasja makabra e Karolinës pak ditë më parë në Glyka Nera të Athinës, ku autoritetet ofrojnë 300 mijë euro për kedo që jep informacion për autorët. Ndërkohë, një tjetër ngjarje e bujshme ishte edhe sulmi me acid ndaj sindikalistes Konstantina Kouneva.

Ajo mori dëmtime të mëdha në trup dhe fytyrë gjatë sulmit, ndërsa pak muaj më vonë, pikërisht në shkurt 2009 policia greke arrestoi një 48 vjeçar për këtë ngjarje.

Fill pas arrestimit reagoi “Amnesty International” duke kërkuar hetim të paanshëm për ngjarjen pasi sipas tyre arrestimi i shqiptarit më shumë lidhej me origjinën e tij se sa me pjesëmarrjen ne ngjarjen në fjalë.

Siç raportojnë mediat greke, fakti që policia ka rihapur çështjen duke ofruar jo pak por 1 milion euro për gjetjen e autorëve të vërtetë të ngjarjes, tregon se hetimet kanë marrë rrjedhë tjetër duke lehtësuar pozitën e shqiptarit./K.B/NOA.al