Transmetuar më 14-05-2021, 11:49

Një shtetas nga Gjakova dyshohet se ka tentuar ta vrasë bashkëshorten e tij, kur ajo ishte duke fjetur.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur natën e  festës së Bajramit.

Pas denoncimit, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit të pandehurit A.K.

Sipas Prokurorisë, ai kishte tentuar ta privojë nga jeta bashkëshorten e tij, të dëmtuarën, F.K, duke e goditur me kaçavidë disa herë në kokë e pjesë të ndryshme të trupit.

Nga goditjet burri i ka shkaktuar gruas së tij lëndime të rënda trupore.

“Prokuroria ndaj të pandehurit A.K., ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. I dyshuari me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 12 maj 2021”, thuhet në komunikatë./a.m/NOA.al