Transmetuar më 14-05-2021, 11:42

Turqia dhe Serbia njohën çertifikatat e vaksinave COVID-19 të njëra-tjetrës për udhëtime të sigurta, tha Ministria e Jashtme e Serbisë.

Shtetasit turq dhe serbë mund të udhëtojnë midis dy vendeve që nga 14 maji, me një certifikatë vaksine lëshuar nga autoritetet shtetërore përkatëse.

"Qytetarët e të dy vendeve do të lejohen të hyjnë në territorin e vendit tjetër pa një provë dhe zbatimin e një mase karantine," thuhet në deklaratë.

Një regjim i ngjashëm i udhëtimeve është në fuqi midis Turqisë dhe Hungarisë që nga e marta.

Qytetarët turq dhe hungarezë të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19 dhe kanë një certifikatë mund të udhëtojnë midis dy vendeve pa testime dhe detyrime karantine. /a.m/NOA.al