Transmetuar më 14-05-2021, 10:44

Polici grek që hyri në shtëpi i pari deklaron se është ende i tronditur, ndërsa imazhi që pa në skenën e krimit nuk do t’i largohet kurrë nga mendja.

"Unë u shkatërrova psikologjikisht kur pashë vajzën e vogël ulur mbi mamanë e saj të vdekur".

Ishin këto fjalët e policit që pa skenën e krimit në ngjarjen tronditëse të Athinës.

Edhe pse ai ka punuar në polici për 20 vjet me radhë, ku disa herë iu është dashur të ndërhyjë në të tilla ngjarje, ai thotë se kurrë nuk është ndjerë njëlloj.

Kur hyri në shtëpinë e çiftit në Glyka Nera, polici pa qenin e çiftit të varur në shkallë, ndërsa në papafingo pa pilotin 32-vjeçar të lidhur në dysheme dhe në krevat.

Kurse 20-vjeçarja Caroline u gjet e vdekur me vajzën 11-muajshe mbi shpinë .

Polici dhe kolegët e tij u sinjalizuan që të shkonin në shtëpinë e familjes sa më shpejt të ishte e mundur, pas telefonatës së një fqinji të 33-vjeçarit.

Për të mos humbur kohë, policia hyri në shtëpi nga dritarja që ishte thyer nga kriminelët.

Në papafingo, policia pa 20-vjeçaren e vdekur në shtratin dopio të dhomës, ndërsa foshnja (11 muajshe) ishte me nënën e vet.

Sipas informacionit, foshnja nuk po qante në atë kohë, ajo thjesht përpiqej të zgjonte mamanë e saj.

Në dhomë ishte edhe i ati i foshnjes, piloti 33-vjeçar, i cili ishte po ashtu i lidhur me litarë.

Policia ka ndaluar deri tani rreth 100 hajdutët më të rrezikshëm në Athinë. Dyshohet se krimi monstruoz është kryer nga një bandë me anëtarë shqiptarë dhe grekë, të njohur për grabitje të tjera të dhunshme./a.m/NOA.al