Transmetuar më 13-05-2021, 23:52

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Najada Çomo ka treguar se nuk ka votuar për veten në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, për për subjektin politik që ajo përfaqëson.

Në një intervistë për emisionin “Frontline”, Çomo tregoi se ka votuar vetëm për numrin 12, atë që mbante në listë Partia Socialiste.

Ajo tha se nuk e kishte parë numrin e qytetarëve që kishin zgjedhur emrin e saj për t’i përfaqësuar.

“Më 25 prill kam qenë në krye të detyrës, e prisja me dëshirë të madhe rezultatin. Isha e bindur në fitore, por ndryshe është kur je e bindur dhe ndryshe kur e shikon prej vërteti rezultatin. Unë një gjë nuk kam parë, se sa vota kisha marrë unë si deputete”.

“Nuk i kam numëruar. Unë nuk e kam votuar Najadën në numrin dy. Kam votuar numrin 12. E quajta detyrim moral karshi PS që të votoja për PS. Nëse votoja 12 detyrimisht forca politike do të fitonte dhe do të sillte dhe Najadën në parlament”.

“Duke mos u marrë me politikë ke ca mendime të tuat dhe të lejohet. Jam njeriu i fundit që kam parë numrin e votave që kam marrë. Në bindjen time ishte që të votohej PS sepse kjo ishte më e rëndësishme se vota për Najadën. Do jem njeri që do bëj më të mirën në atë vend. Kompromise që kanë lidhje me shëndetësinë,”– deklaroi Çomo./a.m/NOA.al