Transmetuar më 13-05-2021, 22:36

Tre vrasjet që ndodhën në qytetin e Elbasanit brenda një muaji kanë sjellë edhe lëvizjet e para në krye të policisë së këtij qyteti.

Gjon Gecaj, shefi i Hetimit, është liruar nga detyra dhe është transferuar sallën operative të drejtorisë së policisë Lezhë.

Vendin e tij e ka marrë Krenar Guçe, i cili më herët ka mbajtur postin e Shefit të Sektorit anti-drogë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Së fundmi ai ka qenë oficer në sektorin e Krimeve të Rënda.

Lëvizjet vijnë pak ditë pas vrasjeve që tronditën Elbasanin.

Para zgjedhjeve në Elbasan u vra me armë zjarri Pjerin Xhuvani, ndërsa disa ditë më parë një grua u vra me kallashnikov nga bashkëshorti i saj.

Ndërkohë dy ditë më parë në Elbasan u qëllua me breshëri automatiku Everest Caka, i cili mbeti i vdekur në vend. E plagosur mbeti edhe bashkëshortja e tij që ushte në makinë me të kur ndodhi ngjarja./a.m/NOA.al