Transmetuar më 13-05-2021, 22:27

Dinamo fitoi 2-0 me Vorën në ndeshjen e javës së fundit në Kategorinë e Parë dhe rikthehet zyrtarisht sezonin që vjen, në Kategorinë Superiore.

Kryeqyteti do të shijojë sërish tre derbet tradicionale sezonin që vjen: Tirana-Dinamo, Partizani-Tirana dhe Dinamo-Partizani.

Një dekadë mungesë për plot 18 herë kampionët e Shqipërisë. Kohë e harruar! Më shumë se kaq, Dinamo nuk ishte vetëm dhe  thjesht shkolla e mirëfilltë e futbollit tonë, por thuajse ajka e të gjitha sporteve që rriti dhe nxori kampionë model, ndër vite. Le të jetë një rikthim i madh, bashkë me të, edhe i tërë ekipeve dhe sportistëve që me të njëjtin emër dikur shkruan historinë me germa të arta. Modeli i suksesit me emrin ‘Dinamo’ as u arrit dhe as u përsërit në tërë këto vite.

Balta mund të mbulojë edhe arin, e mban ndër shekuj atë të fshehur, por nuk e ndryshk dot!

Aranit Muraçi / NOA.al