Transmetuar më 13-05-2021, 22:10

Hetuesit nxjerrin përfundimet e para rreth vrasjes së 20-vjeçares para fëmijës vetëm 11 muajshe, në Athinë, me qëllim grabitjen, ngjarje që tronditi opinionin publik.

Hetuesit e krimeve të rënda arrijnë në përfundimin se grupi përbëhet nga shumë anëtarë që kryejnë grabitje.

Një bandë e përbërë nga shtetas shqiptarë dhe të kombësisë greke me “seli” në periferitë perëndimore dhe me fushë veprimi në verilindje të Atikës, besohet se fshihet pas vrasjes së Caroline, në agimin e 11 majit, në Athinë.

Hetuesit kanë arritur në përfundimin se grupi përbëhet nga shumë anëtarë që kryejnë grabitje të dhunshme, dhe ndjekin rrugë nga më të ndryshmet, për të hutuar zbatimin e ligjit.

“Vula” e tyre është përdorimi i dhunës së tepruar, rrahjet dhe lidhja e viktimave me litarë.

Për të shpëtuar, ata përdorin rrugica të vogla, duke shmangur bulevardet në mënyrë që të mos bien në një bllok policie ose të "kapen" nga kamerat. Në orët e ardhshme, thuhet në informacionin që kanë siguruar mediat greke, rezultatet e para priten nga Laboratorët e Mjekësisë Ligjore, diçka që do të lehtësojë punën e policisë dhe do të ndihmojë shumë në reduktimin e listës së 100 personave që janë të dyshuar deri tani mbi ngjarjen tronditëse.

Hetimet e deritanishme tregojnë se banda zgjodhi rastësisht shtëpinë e Babis Anagnostopoulos dhe Caroline. Pas disa ditësh, ata vëzhgonin jetën e përditshme të pronarëve dhe zakonet e tyre para se të kalonin në fazën përfundimtare dhe më të tmerrshme të planit të tyre.

Në fakt, që nga momenti që ata vranë nënën 20-vjeçare, analistët vlerësojnë se nuk do ta linin gjallë burrin e saj 32-vjeçar, por pasi e kishin lidhur, ata besuan se ai gjithashtu kishte vdekur dhe kështu u larguan duke lënë atë pa ndjenja dhe të lidhur.

Një nga pyetjet që policia po përpiqet të përgjigjet është: Pse grabitësit, që nga momenti që neutralizuan pilotin 32-vjeçar, e mbytën gruan e tij 20-vjeçare?

Kjo është ajo që po çudit hetuesit, pse grabitësit treguan një element kaq ekstrem anti-shoqëror dhe një mungesë të plotë të emocioneve? Akti i neveritshëm, thonë oficerët, konsiston kryesisht në rrethanat e vrasjes dhe së dyti në mekanizmin e vdekjes.

Pse i përdorën ata duart ndërsa kishin armë?

Autorët e krimit pasi morën paratë kanë pasur mundësinë të tërhiqen nga vrasja. Por ata nuk e bënë këtë dhe e lanë praktikën të evoluonte derisa të përfundonte. Dhe kjo tregon qartë qëllimin e tyre, për të vrarë. Në një grabitje, qëllimi është paraja. Krimi është i panevojshëm për realizimin e këtij qëllimi, thonë ata prerë. Nuk ishte e nevojshme të vritej për të arritur qëllimin. Atëherë, pse, ndërsa morën paratë që piloti iu tregoi atyre me dëshirë, ata bënë edhe një vrasje të tmerrshme? Një krim që do t’i dërgojë pasi të kapen për shumë vite pas hekurave …

Policia thotë se autorët mund të kenë qenë të droguar dhe në këtë mënyrë nuk kanë mundur të kontrollojnë dot veprimet e tyre, ndërsa në disa momente po shqyrtohet mundësia që piloti 32-vjeçar të ketë humbur ndjenjat dhe grabitësit besonin se edhe ai kishte vdekur./a.m/NOA.al