Transmetuar më 13-05-2021, 21:43

Një vajzë, e akuzuar për vrasjen e nënës së saj, qeshi në gjykatë kur u pyet nëse ishte e penduar dhe i vinte keq për krimin.

Anna Lejkovich, 21 vjeçe, thuhet se vrau nënën e saj, 40-vjeçaren Parascovia Leicovici – por pritet të marrë një dënim të reduktuar për shkak të gjinisë së saj, duke përfituar nga ligjet ekzistuese në Moldavi.

Lejkovich dyshohet se sulmoi mamanë e saj më 11 Dhjetor 2020, pasi ajo u kthye në Comrat, Gagauzia, nga një udhëtim pune afatgjatë në Gjermani – kur kishte zbuluar se vajza e saj ishte e varur nga droga, raporton Ziarul National .

Parascovia thuhet se ishte ballafaquar me vajzën e saj dhe i kishte thënë asaj se do të duhej të shkonte në rehabilitim.

Media lokale tha se kjo çoi në një grindje, gjatë së cilës e dyshuara mori një thikë dhe pretendohet se e theri nënën e saj.

Lejkovich u ndalua menjëherë më pas dhe një gjykatë urdhëroi që ajo të mbahej në paraburgim paraprak në një spital psikiatrik, ndërsa hetimi vazhdon.

E dyshuara iu nënshtrua testeve për të përcaktuar nëse ishte e aftë të dilte në gjyq.

Gjatë seancës së saj të parë, Lejkovich qeshi kur prokurori e pyeti nëse ajo ishte e penduar për veprimet e saj.

Vladimir Chimpoesh, ish-zëvendës prokuror i Gagauzia, i tha medias Pro.Tv se ajo nuk ka gjasa të marrë një dënim të përjetshëm për shkak të gjinisë së saj.

Ai pretendoi se një grua në Moldavi nuk mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Si rezultat, nëse e dyshuara pranon krimin, ajo do të përballet me një dënim maksimal prej 13 vjet e katër muaj, tha z. Chimpoesh.

Ai shtoi se nëse Lejkovich zbulohet se vuan nga probleme mendore nga ekspertët psikiatrikë, atëherë dënimi mund të ulet më tej.

/a.m/NOA.al