Transmetuar më 13-05-2021, 21:28

Nuk ka fitues derbi numër 161-të mes Partizanit dhe Tiranës, i vlefshëm për javën e 33-të të Kategorisë Superiore.

Përballja e fundit e këtij sezonit mes dy skuadrave të kryeqytetit u mbyll në barazim pa gola.

Rezultati kënaq rivalët e Teutës, të cilët kryesojnë dhe kanë thelluar diferencën në 3 pikë nga të kuqtë e Ilir Dajës.

Për sa i përket ndeshjes derbi, Partizani, i cili iu afrua më shumë golit në pjesën e parë, me Zhunior që shpërdoroi para Bekajt. Të kuqtë që panë t’u anulohet një gol i Çinarit. Ndërsa në fund, ishte Asani ai i cili tronditi traversën.

Tirana pati një rast të artë në pjesën e dytë me Seferin, i cili nuk përfitoi pas gabimit të Bardhit. Partizani, nuk u pajtua me barazimit, teksa provoi deri në fund që të fitonin ndeshjen, por nuk ia dolën të shfrytëzonin rastet që krijuan deri në minutat shtesë të sfidës.

Përballja e ditës së hënë mes Teutës dhe Partizanit, do të shndërrohet në një finale të madhe për titullin.

/a.m/NOA.al