Transmetuar më 13-05-2021, 21:19

Numri i infeksioneve Covid në botë që nga fillimi i pandemisë ka tejkaluar pragun e 160 milion, sipas të dhënave nga Universiteti Amerikan Johns Hopkins, ndërsa vdekjet arritën në mbi 3.32 milion.

Vendi më i prekur në botë, në terma absolutë, janë Shtetet e Bashkuara, me 32.8 milion raste dhe 583.650 vdekje, pasuar nga India dhe Brazili.

Por vëmendja ndërkombëtare tani është në Indi: Universiteti i Uashingtonit vlerëson se numri real i infeksioneve të reja në ditë në këtë vend vend është rreth 8 milion, ekuivalenti i të gjithë popullsisë së New York City, që infektohen çdo ditë.

Varianti B.1.671 karakterizohet nga një mutacion i dyfishtë, E484Q dhe L425R, i proteinës Spike. Ky "mutacion tandem" besohet se është baza e transmetimit të tij më të madh. Por nëse nga njëra anë vendet e BE-së së botës perëndimore janë të gatshme të kufizojnë përhapjen e variantit indian me vaksina dhe sisteme monitorimi, vende të tjera, të tilla si Nepali fqinj ose vendet Afrikane me popullsi të dendura e shohin variantin indian si një armik të rrezikshëm dhe të vështirë për tu luftuar.

U regjistruan zyrtarisht 362,727 raste të reja të koronavirusit dhe 4,120 vdekje dje në Indi, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Infeksionet totale u rritën në 23,703,665 dhe viktimat në 258,317, me një shkallë vdekjeprurëse prej 1,09 përqind, por ekspertët paralajmërojnë se numrat realë janë shumë më të mëdhenj dhe mund të rriten me shpejtësi ndërsa virusi përhapet në të gjithë vendin. Fushata e vaksinimit në Indi, e cila filloi më 16 janar, deri më tani ka çuar në 177 milion e 214,000 njerëz të imunizuar deri tani.

/a.m/NOA.al