Transmetuar më 13-05-2021, 19:32

Ola, konkurrentja e “Për’puthen” tregon se nuk do të martohet me një djalë shqiptar.

Ajo u shpreh kështu pas takimit të parë me Çimin.

“Nuk dua të martohem me një shqiptar, nuk dua të ketë mentalitetin shqiptar. Mund të jetë shqiptar, por me një formim të huaj”, tha ajo.

E pyetur në studio, konkurrentja sqaron se “është edukata e tyre, janë të ashpër, është një pjesë e tyre që nuk më tërheq”.

Ky rrëfim i Olës ndoshta lidhet me faktin se ajo pëlqen një djalë turk si Murati.

Ky i fundit ndërkohë, nuk e fshehu entuziazmin nga deklarata e Olës.

/a.m/NOA.al