Transmetuar më 13-05-2021, 18:56
Pamje nga vendi i aksidentit

Një i plagosur në aksident, pas përplasjes së dy automjeteve.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:40, në Vorë, ku janë përfshirë në aksident 2 mjete.

Njëra nga mjetet pas përplasjes, ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi A. H., 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.