Transmetuar më 13-05-2021, 18:23

Qytetarë të shumtë nga Kosova kanë zgjedhur që në ditën e festës së Fitër Bajramit të marrin rrugën për në bregdetin shqiptar.

Nga radha e madhe pritja për të hyrë në Shqipëri ka shkuar deri në tri orë.

Në pamjet e publikuara shihet një numër i madh i auto-veturave në radhë, duke pritur për të kaluar kufirin.

Ndërkohë kujtojmë se një numër i madh i kosovarëve fundjavën e kalojnë në Shqipëri.

Festa si dhe fundjava, rënia e rasteve Covid, por edhe ngrohja e motit, janë faktorë që kanë ndikuar në rritjen e udhëtarëve nga Kosova drejt Shqipërisë.

/a.m/NOA.al