Transmetuar më 13-05-2021, 17:14

Një aksident është regjistruar sot në Bunanj Potok, në Beograd të Serbisë.

Mësohet se autobusi i cili po udhëtonte në drejtim të Nishit është kthyer përmbys, ndërsa dyshohet se shkak është bërë përkeqësimi i motit. Mediat vendase raportojnë për disa të plagosur, ndërsa katër ekuipazhe të emergjencës u dërguan në vendin e ngjarjes për t’u ardhur në ndihmë të aksidentuarve.

Ditën e sotme Beogradi është goditur nga një stuhi e fortë. Po ashtu bëhet me dije se era e fortë ka sjellë probleme në bregun e Danubit, ku një grua ka mbetur e plagosur./K.B/NOA.al