Transmetuar më 13-05-2021, 16:44

Hakmarrja është një pjatë që hahet e ftohtë dhe shumë shpesh shërbehet përmes mediave sociale.

Kështu duhet të ketë menduar Serena Kerrigan e mashtruar, e cila postoi në rrjetet sociale një video që u bë virale, duke numëruar mbi 12 milionë shikime dhe 17,300 komente deri në këtë shkrim.

Serena Kerrigan mësoi lajmet e këqija për marrëdhënien e saj në një mënyrë jo shumë të zakonshme.

Partneri i saj po mungonte për një udhëtim dhe mendoi t’i tregonte se sa shumë mendon për të, duke i dërguar asaj një video disa sekondëshe nga dhoma e hotelit.

Synimi ishte t’i tregonte një lodër pellushi që gjendej në shtratin ku po i thoshte se do të flinte vetëm, duke menduar për dashurinë e tij.

Por gabimisht kamera e celularit fiksoi dhe momentin kur një femër shtrihet në atë shtrat, duke qeshur e lumtur.

Pasi tejkaloi tronditjen fillestare, Serena Kerrigan postoi videon në TikTok ku shkroi: "Kur djali me të cilin dilni thotë se ju mungon, por e vërteta del ndryshme!". /noa.al 

@serenakerrigan

Looks like you have some company 👀

♬ Oh No – Kreepa