Transmetuar më 13-05-2021, 15:19

Fund i dhimbshëm për një vogëlushe shqiptare e cila ende pa mbushur 6 vjeç vdiq dje në Greqi pasi e mori zvarrë një makinë.

Ngjarja ka ndodhur pranë Rrugës së Vjetër Kombëtare Patras – Pyrgos, në lartësinë e Moschoneri Lechon, raporton noa.al.

Një emigrant shqiptar, duke drejtuar mjetin e tij, tërhoqi zvarrë dhe plagosi për vdekje vajzën 6-vjeçare, e cila po ecte.

Drejtuesi i makinës u arrestua nga policia e Departamentit të Policisë Andravida-Kyllini për vrasje nga pakujdesia, ndërsa po kryhet një hetim paraprak për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, citon noa.al një njoftim zyrtar të Policisë lokale.

Bledi dhe Dorina, janë prindërit e Klaudias së gjorë. Ata tregojnë se e bija ishte duke mbledhur lulëkuqe kur krejt papritur një makinë i doli para dhe e mori me vete ndonëse fëmija nuk ishte në rrugë, por buzë saj.

Prindërit e vogëlushes, Bledi dhe Dorina, shqiptarë me origjinë, ndodhen në Greqi prej afro tridhjetë vjetësh.

Tragjedia ndodhi kur çifti po punonte në serrat e shalqirit në zonën midis Droselit dhe Moschonerit. Ata kishin marrë me vete vajzën e tyre të vogël Klaudia e cila sapo ishte kthyer nga kopshti.

Vajza e vogël, po kalonte kohën në serrat që gjenden afër rrugës së makinave dhe kur pa disa lulëkuqe, rendi ti merrte.

Në ato momente, pak pas orës 14.15 ndodhi fataliteti. Një makinë që po lëvizte në mënyrë dhe rrethana të paqarta, e tërhoqi zvarrë dhe e goditi, duke e plagosur për vdekje. Drejtuesi i mjetit ishte një emigrant shqiptar, raporton noa.al.