Transmetuar më 13-05-2021, 14:13

Elisa Russo vdiq nga Covid. Sipërmarrësja nga Napoli ishte 53 vjeçe dhe u sëmur në fillim të Prillit.

Para se të ndërronte jetë, themeluesja e shoqatës "La Forza delle Donne", e cila luftoi kundër abuzimeve dhe dhunës sek suale, shkroi në faqen e saj në Facebook:

“Ky virus i mallkuar më ka prekur edhe mua. Do të luftoj me gjithë forcën time, nuk e di nëse do të fitoj por do të di që të mbrohem”.

“Falë mesazheve të shumta të mbështetjes, sigurisht që është një betejë e ashpër, tani ne shikojmë sa do të zgjasë. Do ta shohim".

Elisa Russo, pronare e një ekspozite makinash në Napoli la një boshllëk të madh në të gjithë ata që e njohën.

“Një nënë e dashur, një grua shembullore, një sipërmarrëse e suksesshme. Me shoqatën La Forza delle Donne u dha dashuri dhe kurajo atyre që kishin nevojë për ndihmë. Do të na marrë malli për të”, shkroi në mesazhin e ngushëllimit “Lega della Campania”.

"Ky Covid i mallkuar mori shoqen time të dashur Elisa Russo. Një grua e mrekullueshme, e gëzueshme dhe plot jetë. Ne kemi ndarë së bashku shumë momente të mira politike. Do të sjell me vete kujtimet e shumta të angazhimit të sa politik dhe shoqëror por mbi të gjitha energjinë dhe bujarinë. Gjithmonë do të kujtoj buzëqeshjen dhe sytë e saj të mrekullueshëm. Do të na mungojë shumë”, tha Pina Castiello, gjithashtu nga Lega, ish-nënsekretare për Jugun.