Transmetuar më 13-05-2021, 13:49

Një alpinist zviceran dhe një amerikan kanë humbur jetën nga lodhja pas ngjitjes në malin Everest.

Abdul Waraich, 41 vjeçar nga Zvicra dhe Puwei Liu nga Shtetet e Bashkuara, 55 vjeç vdiqën nga lodhja ndërsa po zbrisnin shpatet e malit prej 8,848.86 metrash. Lajmi është bërë i ditur nga organizatori i ekspeditës së tyre.

Waraich, i cili ishte duke zbritur pasi arriti majën e malit, vdiq afër një kampi në jug, ndërsa Liu nuk mundi të arrinte majën e Everestit dhe vdiq në zbritje pranë një kampi prej 7,900 metrash në South Col.

Qindra alpinistë përpiqen të arrijnë majat më të larta të botës në Nepal. Sezoni komercial zhvillohet nga prilli deri në maj çdo vit. /S.H /NOA.al