Transmetuar më 13-05-2021, 12:04

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë.

Pesë persona, përfshirë një foshnjë 5-muajshe, u shtruan në spital në jug-perëndim të Kinës pasi një motor elektrik mori flakë brenda një ashensori të një ndërtese banimi.

Kamerat në ashensor kanë kapur momentin kur ashensori i mbushur me njerëz u mbush me tym dhe zjarr brenda pak sekondash.

Incidenti, është ende duke u hetuar nga autoritetet, ndërkohë bëhet me dije që gruaja 55 vjeçare dhe mbesa e saj 5-muajshe kanë pësuar djegie të shkallës së tretë në 75% të trupit të tyre, ndërsa tre personat e tjerë që ndodheshin në ato momente me ta në ashensor, kanë pësuar dëme të lehta. /S.H /NOA.al