Transmetuar më 13-05-2021, 11:18

Dy banda janë përplasur mes tyre në Liverpool të Britanisë së Madhe.

Në pamjet e publikuara nga mediat, shihet, se anëtarët e bandave kanë përplasur makinat, e nisin të përleshen me njëri-tjetrin.

Nuk kanë munguar në dhunën e ushtruar, as përdorimi i shkopëve të bejsbollit.

Sapo është informuar mbi rastin, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, e ka arrestuar një 34-vjeçar.

Ky i fundit ka marrë lëndime të lehta në trup, ndërkohë, janë sekuestruar kamerat e sigurisë në ambientet përreth, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në ngjarje./K.B/NOA.al