Ndërron jetë këngëtari i njohur i muzikës popullore shqiptare
Transmetuar më 13-05-2021, 08:19

Ditën e sotme (e enjte) ka ndërruar jetë këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ismet Bogujevci.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij përmes një postimi në rrjete sociale.

Ismeti ishte ndër dekada, solist i Ansamblit Kombëtar "Shota" dhe i shumë shoqërive muzikore të përhapura në Kosovë dhe trojet shqiptare.

I njëjti ka interpretuar disa këngë të famshme e ka pasur edhe shumë bashkëpunime.

“Një lulishte”, “Kënga e Jemenit”, “Sillma erën e malit” – janë vetëm disa prej projekteve të tij të njohura. /S.H /NOA.al