Transmetuar më 13-05-2021, 00:26
Foto ilustruese

Ndërron jetë një këmbësor i cili mbeti i plagosur në një aksident në Kosovë.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.

Sipas mediave vendase, në këtë aksident u përfshinë dy automjete dhe një këmbësor, ku ky i fundit nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Lajmi është konfirmuar edhe nga policia ku shkruan:

“Sot rreth orës 19:30, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe një këmbësor. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti, ka ndërruar jetë".

Nga ana e autoriteteve po punohet për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes./noa.al/