Transmetuar më 12-05-2021, 23:17

Cristiano Ronaldo mund të jetë një nga emrat më të kritikuar në muajt e fundit te Juventusi, por askush nuk mund të mohojë faktin se te bardhezinjtë, ai ka shënuar gola si askush para tij në këtë skuadër.

Sot, ai arriti të shënonte përballë Sasuolos duke regjistruar një rekord të cilit nuk i janë afruar as emrat më të mëdhenj që kanë veshur fanellën bardhezi.

Goli i sotëm i shënuar në fundin e pjesës së parë, ishte ai numër 100 me fanellën e Juventusit në të gjitha kompeticionet, në vetëm 3 edicione të luajtura me fanellën bardhezi.

Askush nuk ka bërë më mirë se portugezi, as emra legjendarë si Sivori, Baxhio, Borel, Çarls apo Platini, të cilëve u janë dashur 4 apo 5 sezone për të arritur këtë shifër.