Transmetuar më 12-05-2021, 20:42
Foto ilustruese

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:30 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë.

Mediat vendase bëjnë të ditur se rasti në fjalë ka të bëjë me një problem familjar.

Sipas informacioneve paraprake, thuhet se dhëndri ka plagosur mikun e tij me dy plumba, përgjatë kohës që ishin në të njëjtën veturë.

Mësohet se dhëndri e ka plagosur mikun e tij në këmbën e majtë, por që plumbi ka depërtuar tek këmba e djathtë dhe ka mbetur aty.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia ku shkruan:

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

Mësohet se policia ka identifikuar të dyshuarin që shkaktoi plagosjen dhe është shpallur në kërkim./noa.al/