Transmetuar më 12-05-2021, 17:35

Një nga shkencëtarët që prodhoi vaksinën “Pfizer”, Ugur Sahin ka folur rreth antitrupave që krijohen në momentin kur dikush merr dy dozat e vaksinës.

Sipas tij, antitrupat pësojnë një rënie të ndjeshme pas një periudhe prej 8 muajsh pasi është marrë vaksina.

“Vaksina jonë arrin efektin maksimal 7 ditë pas dozës së dytë dhe fillon të bëjë efekt 12 ditë pas dozës së parë. Më herët, thuajse nuk ka imunizim. 12 ditë është minimumi.

Efikasiteti është i lartë, prej 95% dhe kjo është provuar edhe nga të dhënat në botën reale. Për shembull, në Izrael, ku mbi 5 milionë njerëz janë vaksinuar, efektshmëria atje është 96 ose 97%.

Por, pas 6 muajve, mbrojtja ulet në 91%, ndërsa pas 8 mujave antitrupat bien ndjeshëm”, shpjegon ai.

Ndaj Sahin sugjeron se do të duhet një dozë e tretë për të rikthyer imunizimin pranë 100%, dhe kjo jo më vonë se 9 muaj nga marrja e dy dozave të para. /k.k/noa.al/