Transmetuar më 12-05-2021, 17:04

Vetëm 88 pacientë të shtruar janë aktualisht në të gjitha spitalet Covid të Shqipërisë.

Kjo e dhënë u bë sot publike nga Ministria e Shëndetësisë, që raportoi situatën e 24 orëve të fundit.

Nga të shtruarit 8 janë në terapi intensive dhe 4 në intubim.

Ndërkohë, ulje ka edhe sa i përket rasteve aktive në të gjithë vendin.

Sot numërohen 9 mijë e 350 të prekur aktivë, ku mbi 7 mijë janë vetëm në Tiranë. /k.k/noa.al/