Transmetuar më 12-05-2021, 16:51

Adriano Galliani, Administrator aktual i Monza i cili për vite me radhë ishte në krye të Milanit, tregon historinë pasi kaloi Covid.

Shtatë ditë kujdes intensiv, aq sa nuk duhet të largohej nga spitali, San Raffaele në Milano, ku edhe u shtrua. Mungesa e oksigjenit, pajisjet për ta bërë atë të marrë frymë dhe besimi i gjetur për të sfiduar sëmundjen. Galliani flet për sëmundjen dhe si arriti të dilte nga ajo.

"Unë kisha frikë të vdisja. Ishin ditë të tmerrshme kur, më duhet të luftoja me simptomat tipike të sëmundjes. Bëra një betejë të vështirë për mbijetesë që nuk do ta kisha fituar pa ndihmën e besimit – shpjegon ai për " Maria con te".

Adriano Galliani  shtoi më tej se , “mbi të gjitha duhet të falënderoj Madonën që më mbështeti: pa të do të isha zhytur në një humnerë ".

“Dy javë shtrim në spital. Nga 10 deri më 17 Mars isha në kujdes intensiv, një provë shumë e vështirë."

"Afërsia, ndonjëherë vetëm virtuale sipas rrethanave, e miqve të dashur dhe të vërtetë, para së gjithash të Silvio Berlusconi, i cili kurrë nuk më ka lënë vetëm, ishin gjithashtu të çmuara për mua" – u shpreh Galliani.

/a.m/NOA.al