Transmetuar më 12-05-2021, 16:49

Silvio Berlusconi, ish-Kryeministri i Italisë, vijon të vuajë pasojat e koronavirusit, të cilin e kaloi pak kohë më parë.

Ai është shtruar sërish në spital për të marrë trajtim mjekësor, pasi Covid-19 i ka lënë efekte anësore.

Mediet e vendit fqinj shkruajnë se deri në këto momente gjendja e 84-vjeçarit paraqitet e qëndrueshme.

Ndikuar edhe nga mosha, Berlusconi ka kaluar disa sfida me shëndetin vitet e fundit.

Kujtojmë që në vitin 2016 bëri një operacion në zemër për të zëvendësuar një valvulë aortale të dëmtuar. /k.k/noa.al/