Ngjarjet e fundit kriminale, reagon Presidenti: Kërkohen masa të menjëhershme, të ndalohen autorët
Transmetuar më 12-05-2021, 15:59

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit kriminale në vend, në Vlorë dhe Elbasan.

Kreu i shtetet flet për një revansh të krimit në qytetet kryesore, dhe për këtë kërkon reagim të menjëhershë.

Presidenti thotë se autorët e këtyre ngjarjeve duhet të vihen sa më parë përpara drejtësisë.

“Revanshi i krimit në qytetet kryesore të vendit kërkon masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike.

Autorët e këtyre krimeve duhet të ndalohen sa më parë dhe aktet kriminale të konsumuara në zemër të qyteteve tona, që po tronditin rëndë opinionin, duhen të zbardhen menjëherë nga drejtësia dhe duhet të marrin dënimin më të rreptë ligjor”, shkruan Meta në Facebook. /k.k/noa.al/