Transmetuar më 12-05-2021, 13:27

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot një familje në Kamëz, e cila përfitoi nga skema e rindërtimit të shtëpive, pas pasojave të tërmetit.

Një nga djemtë e familjes tregoi se përpos se punon, ka pasion edhe pikturën. Djaloshi tregoi disa nga pikturat e tij. Ndërsa, Rama tha se më mirë është të bësh piktura sesa të luash bingo.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Shtëpia e re është perfekte. Banesën vetëm ta gëzoni. Nuk e besonit se do t’iu bëhej shtëpia e re. Siç e shikoni vetë, hapësira tani është më e madhe nga se ishte.

Banori: Ke ardhur me mbarësi në natën e Bajramit.

Edi Rama: Këtu në Kamëz prapë do luftojnë komunizmin, por ne do bëjmë punë, pavarësisht si e japin votën qytetarët. Ti me çfarë merresh?

Banori: Unë rri këtu në shtëpi dhe bëj piktura.

Edi Rama: Më mirë të bësh piktura, sesa të luash bingo, apo jo. E gëzofshi shtëpinë./K.B/NOA.al