Transmetuar më 12-05-2021, 13:26

Një grua ka raportuar në polici se një person pa dëshirën e saj e kishte dërguar në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë.

Më pas ajo tha se ishte dhunuar edhe nga katër persona tjerë.

Sipas saj, të dyshuarit e kishin detyruar të konsumonte edhe substanca narkotike, nga data 30 prill deri më 5 maj.

Policia nuk sqaroi lidhur me ngjarjen, nëse kemi të bëjmë me një pengmarrje, sikurse nuk u dhanë detaje se për çfarë dhune bëhet fjalë.

Ngjarja po hetohet nga prokuroria.

/a.m/NOA.al