Basha në Lezhë: Rama-Doshi bënë krimin më të madh zgjedhor, por ju u’a bëtë 5 me 2
Transmetuar më 12-05-2021, 12:16

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot në Lezhë, ku ka zhvilluar një takim me qytetarët. Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat tha se PD-ja premtoi një të ardhme më të mirë për njerëzit dhe këtë gjë do e arrijë.

Sipas Bashës, asgjë nuk ndodhi rastësisht në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa nuk i kurseu akuzat për kryeministrin Edi Rama që sipas tij përdori baandat për të blerë dhe vjedhur votat e shqipëtarëve që ishin për nderyshim.

“Të jemi bashkë dhe të jemi me kokën lartë dhe kjo vlen në radhë të parë për ju drejtuesit e betejës në qarkun e Lezhës dhe vlen për të gjithë demokratet dhe demokratët shqiptarë dhe qindra e mijëra simpatizantë dhe mbështetës të cilët udhëhoqën dallgën për ndryshim më 25 prill. Është fal jush dhe sakrificës tuaj personale, familjare. Sakrificë 8 vjeçare që kjo dallgë shprese dhe besimi tek ndryshimi u ngrit dhe pushtoi Lezhën dhe mbarë Shqipërinë. Është fal jush dhe sakrificës tuaj personale që beteja më e pabarabartë, prapë se prapë nuk ja doli ta ndalte vullnetin e mbi 680 mijë votuesve, duke llogaritur dhe ata votat të cilat u pavleftësuan nga marifeti i Edi Ramës, të koalicionit tonë, të cilët sfiduan frikën, shantazhin, shit-blerjen e votës, kërcënimet me largimet nga puna, joshjen, bandat kriminale dhe votuan për ndryshimin. Asgjë nuk ndodhi rastësisht. Ne e dimë fare mirë si e nisëm këtë betejë”, tha Basha.

Kreu demokrat tha se pavarësisht presionit Lexha ja bëri 5-2 Ramës. “Tek po vija këtu, i thash Markut, një të vërtetë që e dinë të gjithë: ishte marifeti i ndryshimeve anti-kushtetuese të 5 tetorit dhe ndryshimi i njëanshëm i kushtetutës në 30 korrik ai që edhe matematikisht i hoqi mandatin e pestë koalicionit tonë në Lezhë. 5 me 2 ja bënë lezhjanët, mirditorët dhe kurbinasit një regjimi që nuk la gjë pa përdor kundër tyre. Nga blerja masive e votave me bandat kriminale, tek shkelja e përditshme e kodit zgjedhor me punësimet e paligjshme, tek shkëmbimi i votës për legalizime, tek vjedhja dhe përdorimi i të dhënave personale, tek shantazhet e drejtpërdrejta për largimin nga puna dhe natyrisht tek përdorimi i kontingjentit kriminal. Por ju e vazhduat këtë betejë çdo ditë e më të fuqishëm, çdo ditë e më të vendosur dhe kjo është arsyeja pse njerëzit na ndoqën”, tha Basha.