Konflikti izraelito-palestinez, reagon Trump: Kur isha unë na thirrën presidenca e paqes, tani me Biden bota është e paqëndrueshme
Transmetuar më 12-05-2021, 08:39

Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump foli për konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit palestinez, duke thënë se paqja mbretëroi në zonë gjatë mandatit të tij, pasi armiqtë e Izraelit e dinin që Shtetet e Bashkuara qëndronin fort pranë atij vendi.

“Ndërsa isha në Shtëpinë e Bardhë, ata na thirrën presidencën e paqes, pasi ishte e qartë për armiqtë e Izraelit se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fuqishëm me shtetin hebre dhe se në rast të një sulmi ndaj Izraelit,  do të kishte hakmarrje të shpejtë.”

“Tani që Biden është president, bota është më e paqëndrueshme dhe ka më shumë dhunë pasi Biden tregoi dobësi dhe mungesë mbështetjeje për Izraelin, gjë që çoi në sulme të reja ndaj aleatëve tanë”, tha Trump. /S.H /NOA.al