Transmetuar më 12-05-2021, 08:05

Militantët palestinezë thonë se lëshuan 130 raketa drejt kryeqytetit izraelit të Tel Avivit pas një sulmi ajror që goditi një ndërtesë në Rripin e Gazës.

Ndërtesa 13-katëshe u sulmua një orë e gjysmë pasi banorët dhe njerëzit lokalë u paralajmëruan të evakuohen, raporton agjencia e lajmeve reuters.

Ushtria e Izraelit thotë se po synonte militantët në Gaza në përgjigje të sulmeve të hershme me raketa.

Komuniteti ndërkombëtar u ka kërkuar të dy palëve t’i japin fund përshkallëzimit, i cili pason ditët e trazirave në Jeruzalem.

Militantët kishin lëshuar tashmë më shumë se 400 raketa që nga e hëna mbrëma, duke vrarë dy izraelitë. Zyrtarët shëndetësorë në Gaza raportojnë se 28 palestinezë u vranë nga sulmet ajrore izraelite. /S.H /NOA.al