Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri
Transmetuar më 11-05-2021, 23:53

Një tërmet me fuqi të lartë sizmike ka rënë në vendin fqinj Greqi, raportohet se ishte me magnitudë 5.2 ballë të Shkallës Rihter.

Tërmeti u lokalizua në orën 23.31 mbrëmjen e sotme, raporton noa.al. Epiqendra e tij ishte vendosur në një distancë prej 19 kilometra në Perëndim të Kastoria (Kosturit).

Thellësia fokale e tërmetit u vlerësua në 5 km.

Ai e kishte epiqendrën 100 km larg Elbasanit dhe 23 km nga Korça.

Në shërbimin sizmik europian janë shumë raportime nga Shqipëria që pohojnë se kanë ndjerë këtë tërmet. Pjesa më e madhe e tyre njoftuan se tërmeti ishte i shkurtër, por i  frikshëm. /noa.al