Transmetuar më 11-05-2021, 23:44

Portieri i njohur Gigi Buffon njoftoi këtë të martë se do të largohet përfundimisht nga Juventus, skuadra me të cilën shkroi historinë, por duke lënë një derë të vogël hapur për ta vijuar karrierën diku tjetër.

“Çdo fillim e ka një fund dhe ky është fundi i herës time të dytë te Juve. Një vendim i marrë me maturi dhe i komunikuar skuadrës prej muajsh”, thotë portieri.

Buffon thotë se edhe këtë herë, si në largimin e parë vendimi nuk ishte i lehtë.

Buffon mban rekordin në historinë e Serisë A me 974 minuta me rrjetën të paprekur, rekord i vendosur në sezonin 2015-2016. Karrierën si futbollist profesionist e filloi me Parmën në vitin 1995. Në 2001 kaloi të Juventusi për shumën rekord prej 52 mln eurosh.

Në karrierën ndërkombëtare u shpall kampion me Italinë në vitin 2006, ndërkohë që titulli që i mungoi ishte Liga e Kampionëve, ku regjistron 3 finale të humbura.