Protesta/ Lidhen me zinxhirë përpara dyerve të kompanisë AstraZeneca
Transmetuar më 11-05-2021, 14:20

Dy aktivistë kanë bllokuar sot hyrjen e selisë kryesore të kompanisë së barnave AstraZeneca, duke bërë thirrje që gjiganti farmaceutik ta pezullojë patentën për vaksinën e saj për Covid.

Ata e lidhën veten me zinxhir në dyert e selisë së AstraZeneca-s në Cambridge të Anglisë.

Dy të tjerë u ngjitën lart për të vendosur një pankartë në të cilën shkruhej: “Vaksinë për njerëzit, jo vaksinë për përfitim”.

Kompania është zotuar se do ta shpërndajë vaksinën me çmim të ulët deri në fund të pandemisë. Astrazeneca është në fakt një ndër vaksinat më të lira në treg, nga ato që janë prodhuar në perëndim.

Protestat janë planifikuar gjithashtu në selinë e firmës Macclesfield dhe në Universitetin e Oksfordit, i cili punoi me AstraZeneca për të zhvilluar vaksinën.