Tronditëse/ Mbytet pas grabitjes në banesë 20 vjeçarja, foshnja gjendet duke qarë pranë saj
Transmetuar më 11-05-2021, 12:18

Ngjarje tronditëse në Athinë. Grabitësit kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë vrarë një 20-vjeçare, nënë e një vajze 11 muajshe.

Mediat greke bëjnë me dije se katër persona kanë hyrë në një shtëpi, për ta grabitur në zonën Glyka Nera.

Hajdutët fillimisht janë futur në shtëpi dhe janë ngjitur në dhomat lart të banesës, ku kanë gjetur kryefamiljarin, 32-vjeçarin Charalambos Anagnostopoulos, të cilin e kanë lidhur.

Më pas grabitësit kanë zbritur në dhomën poshtë ku ishte 20-vjeçarja me vajzën e vogël. Ata kanë lidhur të renë që shihni në foto dhe e kanë torturuar që të tregonte se ku ndodheshin paratë.

Por pasi ka treguar, e reja është gjetur e pajetë nga torturat dhe e mbytur me litar.

Mësohet se grabitësit ishin të informuar mirë dhe dinin gjendjen financiare të tyre, në banesë.

Ata dyshohet se kanë marrë 15 mijë euro dhe bizhuteri, para se të largoheshin.

Ka qenë 32-vjeçari që arriti të zgjidhej, por kur zbriti poshtë u përball me ngjarjen tronditëse: Bashkëshortja e pajetë dhe pranë saj vajza që qante.

Jashtë banesës ndodhej qeni i mbytur. Ai ka njoftuar policinë duke thënë “ndihmë, më vranë gruan”.

Dyshohet se autorët kanë qenë të huaj, pasi sipas 32-vjeçarit, nuk flisnin mirë gjuhën greke. Në galeri shikoni pamje të tjera nga kjo ngjarje e rëndë. /a.m/NOA.al