Hetimet/ 17 vjeçarja ndërroi jetë në ekskursion, mësuesit refuzuan të shkonte te mjeku
Transmetuar më 11-05-2021, 10:33

Nxënësja 17 vjeçe vdiq nga sepsa gjatë një ekskursioni me shkollën.

Ana Uglow, 17 vjeçe, një nxënëse në Shkollën e mesme të Bristolit, Britanie  Madhe, vdiq në udhëtim me shokët e shkollës në vitin 2019.

Ajo kur u dërgua me urgjencë në spitalin Mount Sinai West, New York, pasi u sëmur, ishte e kotë.

Nga hetimet doli se Ana u tha mësuesve se donte të vizitohej sa më parë te mjeku, por mësuesit ‘refuzuan’. Më pas ajo u rrëzua në një dhomë hoteli dhe më vonë vdiq.

Mjekët zbuluan më pas se ajo ishte prekur nga sëmundja serioze “sepsa”.

Drejtuesit e shkollës i thanë hetuesve se Ana nuk kishte kërkuar drejtpërdrejt për t’u vizituar te një mjek. Ata thanë se Ana raportoi se ndihej më mirë dhe shkoi në një turne me shokët në Uashington, Filadelfia dhe Nju Jork, në atë kohë.

Prindërit e saj David dhe Natalia thanë që Ana u tha mësuesve se mendonte se kishte një infeksion në gjoks dhe kërkoi të vizitohej nga  një mjek dy ditë para vdekjes së saj, por kjo u ‘refuzua’.

Sidoqoftë, një mësues tha se Ana ishte ankuar vetëm se ndihej e lodhur dhe kishte një hundë të bllokuar dhe nuk kërkoi drejtpërdrejt për të parë një mjek.

Hetimi, që do të zgjaste për pesë ditë, zbuloi se Ana u shemb në dhomën e saj të hotelit në mëngjesin e 19 Dhjetorit dhe u shpall e vdekur, pasi mbërriti në spital.