Transmetuar më 11-05-2021, 10:17

Masakër brenda një shkolle në Rusi, ku si pasojë besohet se shumica që kanë humbur jetën janë fëmijë shkolle.

Nëntë të vrarë dhe katër të plagosur që janë dërguar në spital, pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë në qytetin rus Kazan.

Lajmin e dha agjencia e lajmeve RIA, duke cituar ministrinë e shërbimeve të urgjencës.

Kishte raporte kontradiktore në lidhje me situatën, me disa agjenci ruse të lajmeve që raportuan se ishin përfshirë dy adoleshentë të armatosur, ndërsa të tjerat thanë se vetëm një ishte i përfshirë në vrasjet.

RIA tha se një person i armatosur ishte ndaluar dhe tha se një shpërthim ishte dëgjuar brenda në shkollë. Nuk bëhet e qartë se cili ishte motivi i sulmit.

Pamjet video të shpërndara në mediat sociale treguan automjete të shërbimit të urgjencës të parkuara jashtë shkollës, me njerëz që vraponin drejt ndërtesës.

Videot e tjera tregonin xhama të thyer me mbeturina jashtë.

/a.m/NOA.al