Afganistan, 11 të vdekur gjatë sulmit mbi një autobus
Transmetuar më 11-05-2021, 06:55

Gjatë shpërthimit të bombës të vendosur afër rrugës në provincën Zabul, Afganistan, kanë humbur jetën 11 persona, ndërsa 28 janë plagosur.

Zëdhënësi i zyrës së guvernatorit Zabul, Gul Islam Sial, njoftoi se mjeti shpërthyes, i vendosur afër rrugës në distriktin Shahr-e-Safa, është aktivizuar kur në këtë pjesë kaloi një autobus në të cilin gjendeshin civilë.

Kanë humbur jetën 11 persona, ndërsa 28 janë plagosur, tha Sial, i cili shtoi se në mesin e të vdekurve gjenden edhe fëmijë.

Ministria e Punëve të Brendshme përgjegjës për sulmin i konsideron talebanët.

Ende askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Talebanët njoftuan se gjatë tre ditëve të Bajramit, në mes të muajit maj, në Afganistan do të ketë armëpushim. /S.H /NOA.al