Kosovë/ Një person bëhet për spital pas konfliktit
Transmetuar më 10-05-2021, 21:13

Dhunohet fizikisht një person në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Batllavë, në Podujevë.

Sipas Policisë së Kosovës, një person është lënduar pasi është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar, teksa ka marrë edhe trajtim mjekësor në spital.

Në komunikatën e policisë shkruhet:

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”./noa.al/