Transmetuar më 10-05-2021, 15:25

Me rezultate kontraverse, La Liga është bërë i vetmi kampionat të cilit fituesi ndoshta do i mësohet vetëm në fërshëllimen e fundit të sfidës së fundit.

Real Madrid dje ka humbur një shans të artë për të kapur kreun e renditjes, por sërish u ndal, kësaj radhe nga Sevilla.

Në fakt ishin andaluzët që surprizuan fillimisht me Fenandon në minutën e 22-të. Madrilenët u kujtuan vonë në pjesën e dytë për të barazuar me Asension, por sërish Sevilla ishte e vendosur për të marrë 3 pikë duke shënuar me Rakitiç nga pika e bardhë e penalltisë. Gjithsesi Reali do të evitonte humbjen falë Kros në minutën e fundit.

Nga ky barazim i Real Madrid përfiton Atletico që mbetet në vendin e parë me 77 pikë, kur i kanë ngelur edhe 3 ndeshje për të luajtur, dy të radhës në shtëpi, dhe e fundit në transfertën e Valladolid.

Pas saj vijnë Real Madrid e Barcelona me nga 2 pikë më pak. Duket sikur pa dashje, edhe Sevilla është futur në ‘vallen’ e titullit pasi ndodhet 6 pikë larg kreut dhe ka shanse matematikore edhe ajo për ta fituar./K.B/NOA.al