Transmetuar më 10-05-2021, 10:10

Një person i armatosur vrau gjashtë persona, përfshirë të dashurën e tij në një festë ditëlindjeje familjare në Colorado.

Sipas medieve të huaja, pasi hapi zjarr brenda rimorkios në një park tek një “shtëpi e lëvizshme” në Colorado Springs i dyshuari gjithashtu qëlloi veten e tij për vdekje menjëherë pas mesnatës së të dielës .

Fëmijët dhe anëtarët e tjerë të familjes që ishin brenda “rimorkios” kur të afërmit e tyre u qëlluan, nuk u vranë.

Arsyeja pse ndodhi sulmi nuk është bërë ende me dije.

Ndërkohë Departamenti i Policisë në Colorado Springs tha se i dyshuari ishte i dashuri i një prej viktimave, i cili shkoi me makinë atje, u fut brenda dhe filloi të qëllonte njerëzit, ku më pas vrau dhe veten e tij.

Oficerët thanë se arritën të gjenin gjashtë të rritur të vdekur dhe një burrë me lëndime serioze, i cili u dërgua me urgjencë në spital ku edhe vdiq nga plagët që kishte marrë. /S.H /NOA.al