Transmetuar më 09-05-2021, 17:20

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 57 njerëz të infektuar me virusin SARS-CoV-2 gjatë 24 orëve të fundit si dhe një person të vdekur. Vërehet se ka shtim të të shtruarve në spitale. Nga 99 që ishin një ditë më parë, tani janë 107 pacientë.

Rastet e reja

Në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1,952 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 57 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 6 në Korçë, 5 në Devoll, nga 4 raste në Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Memaliaj, Gramsh, nga 2 raste në Vorë, Pogradec, Mallakastër, Fier, Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Berat, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, Pustec, Dropull.

Të shëruarit

Në 24 orët e fundit janë shëruar 963 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 117,089 që nga fillimi i epidemisë.

Spitalet

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 107 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Viktimat

Një qytetar 64 vjeç nga Tirana ka humbur jetën pasi rezultoi me Covid-19.

Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (09 Maj 2021) Raste të reja ditore 57 Të shëruar në 24 orë 963 Të shtruar në spitale 107 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 1,952

Testime totale 658,828 Raste pozitive 131,723 Raste të shëruara 117,089 Raste Aktive 12,222 Humbje jete 2,412

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 10244 Shkodër 341 Fier 294 Korçë 234 Gjirokastër 245 Durrës 199 Vlorë 189 Elbasan 134 Lezhë 101 Berat 91 Dibër 85 Kukës 65