Transmetuar më 09-05-2021, 17:03

Një dramë e vërtetë ka qenë ndeshja mes Derbit dhe Shefilld Uednsdei në Championship. Dy skuadrat renditeshin në fundin e tabelës, me një diferencë prej 3 pikësh, teksa ditën e djeshme ishte edhe ndeshja e fundit e kampionatit.

Në fund mbijetesën e siguroi Derbi, që drejtohet nga Uejn Runi. Ndeshja u mbyll në barazim spektakolar 3-3, që e bëri Derbin të ruajë distancën e 3 pikëve dhe një kategori më poshtë të bjerë Shefilldi.

Ky barazim lumturoi tifozët e Derbit, të cilët pas ndeshjes u mblodhën në rrugët e qytetit pranë stadiumit për të festuar qëndrimin në Championship. Festës së tifozëve iu bashkuan edhe lojtarët, të cilët në kor me tifozët nisën të këndojnë dhe të festojnë këtë arritje të skuadrës./K.B/NOA.al