Transmetuar më 09-05-2021, 12:52
Foto ilustruese

Një foshnjë ka pësuar dëmtime në një çerdhe në Tiranë.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se prindi i të voglës ka denocnuar rastin në polici.

Kështu. u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasen V. H., 46 vjeçe, pronarja e një çerdheje, pasi shtetasi O. J., kallëzon se gjatë qëndrimit në çerdhe ka dëmtuar dhe ka thyer kockën e këmbës foshnja e tij 18 muajshe.

Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja për të cilën po punohet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. /k.k/noa.al/